Këngëtarja Aurela Gaçe, sezonin veror në të cilin është shumë e kërkuar e ka nisur tërësisht ndryshe.
Në Vlorë, vendin e origjinës, Aurela e ka ndarë skenën me një person shumë të veçantë për të, vajzën e madhe Grace.
Në një video të ndarë në Instagram, nënë e bijë shihen teksa këndojnë bashkë.
Ajo çfarë tërheq vëmendjen më së shumti është potenca vokale e Graces e cila duket të ketë trashëguar nga nëna aftësitë vokale.
Më poshtë, video e plotë. /Prive.al