Aurela Gaçe e revoltuar pas lajmeve të pavërteta për shëndetin e saj

By

Pra dy vitesh, Aurela Gaçe ka bërë një postim ku bënte thirrje që të gjitha gratë të bënin kontrolle të vazhdueshme të gjirit, për të parandaluar cdo problem.

Por, krejt papritur shumë portale i ishin rikthyer postimit të këngëtares duke deformuar dhe nxjerrë nga konteksti mesazhin e saj. Në shumë portale u përcua sikur këngëtarja kishte probleme shëndetësore, gjë që shqetësoi jo pak familjarët dhe fansat e saj.

Së fundmi, ajo ka reaguar e revoltuar në një postim duke u shprehur shumë e indinjuar me titujt e portaleve.

Postimi i plotë

“Deri ku mund të shkojë “gatimi” i një titulli ?

Në 2018,kam bërë një postim ku u kam bërë thirrje grave e nënave të bëjnë kontrrollet e gjirit, e kete e kam bere duke treguar edhe që edhe une bej kontrrollet,se kam frikërat e.mija si secili nga ne, se kam familje, se dua te jetoj si te gjithe, e të qënurit kengetare nuk me jep asnjë imunitet mbrojteje nga sëmundjet që mund të kapë secilin në planet.

Tani, ky lajm,përseritet ,në 2021, duke e bërë titullin ,fiks kështu sic e shikoni, që te gjeneroje disa klikime në portalet e ketyre që arrijne e luajnë edhe deri me shëndetin.

Me morën miq ne telefon. Më pyesnin nëse isha mirë.
S’po e kuptoja. Pastaj me derguan shkrimet .
E lashe te shkonte. Nderkohe miq, qoftë edhe njerëz dashamirës më ndalojne ne.rrugë e më shprehin keqardhjen për lajmin e lexuar,sepse sigurisht, automatikisht, lexojne titullin mendojne të keqen.

Jam e indinjuar.

Keto portale nuk e bëjnë lajmin sot në 2021 për te ndihmuar gratë ( ashtu sic ishte edhe qëllimi im) ,por.për të gjeneruar vetëm disa klikime.

Bravo.

Thonë që në këto raste, të shtohet jeta.

Moralin ku e keni? Si mund te manipuloni edhe me lajme për shendetin?

Ptujjjjj”

Artikuj të ngjashëm