Energjia e saj nuk ka të shoqe. Njihet për një stil unik, është burim i pandalshëm i këngës dhe lëvizjeve elektrizuese.
Aurela Gaçe gjithmonë ka ditur të jetë e tillë, pushtuese.
Si këngëtare ia thotë fort mirë, duke qenë se ka më shumë se dy dekada që është në skenë dhe asnjëherë nuk është harruar emri i saj.
Por në vallëzime provokuese, ku kërkohet tundje vithesh e dredhim beli, nuk e kemi parë.
Mirëpo sot mjafton një video, dhe mund të mësosh aftësi të reja të një personi dhe i tillë është rasti i Aurelës.
Ajo e ka dëshmuar se ka aftësi vallëzimi krah kuzhinierit të famshëm shqiptar Renato Mekolli, me të cilin ka vallëzuar në një ndejë e videoja është publikuar në profilin e Instagramit nga Renato.
“Kur bëhen bashkë Fieri dhe Vlora, energjia është shpërthyese. Dance with me”, ka shkruar Renato, i cili me origjinë është nga Fieri, ndërsa zotëron restorantin e famshëm “Umami” në Tiranë. /Prive.al