Me anë të disa postimeve në rrjete sociale, është bërë e ditur se Aurela po vjen në bashkëpunim me Stine.
Pjesë do jetë edhe Flori, megjithëse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.
“PO VJEN… S. F. L”, shkroi Aurela pak më herët, ndërsa në foto shfaqet ajo me Stine, e në sfond, emri i Florit në një led të madh.
Gjithashtu, bashkëpunimi është një nga këngët që do jetë pjesë e albumit të saj.
Një postim i dytë i këngëtares në llogarinë e saj në Instagram zbuloi edhe më shumë detaje në lidhje me bashkëpunimin.
Aurela ka bërë me dije në rrjetet sociale se kënga lansohet ditën e shtunë, më 2 tetor. /Prive.al