Aurela demanton lajmin e fundit për shëndetin e saj!

By

Fituesja e trefishtë e festivalit ‘Kënga Magjike’ është gjendur sërish në qendër të medies por këtë herë jo për aktivitetin muzikor.

Një lajmërim që ka bërë në facebook para gjashtë muajsh është aktualizuar sërish ditëve të fundit.

Në njoftimin e bërë para disa muajsh, Aurela kishte kërkuar gjak të grupit B- për një person që kishte nevojë atë kohë.

Por për ti demantuar lajmet e fundit këngëtarja ka shfrytëzuar llogaritë e saj online ku ka deklaruar: “Ka rreth një javë që në portale qarkullon një lajmërim i tillë dhe me të drejtë njerëz të mij të afërt pyesin a jemi mirë. Këtë lajmërim e kemi bërë ndoshta 6 muaj përpara në Faqen time në Facebook, pasi dikush ishte në nevoje emergjente STOP O NJERËZ QË HAPNI PORTALE DHE S’JU BËHET VONË ÇFARË LAJMESH PËRDORNI. Të paktën, mos bëni lajmërime që kanë të bëjnë me shëndetin.

 

 

Artikuj të ngjashëm