Aulona dhe Fatma, dy thumbueset e estradës janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me veprimet e tyre nëpër rrjetet sociale.
Dyshja ka postuar një video të shkurtër të një ‘krijimi’ muzikor nëpërmjet të cilit ironizojnë ashpër me këngëtarët dhe tekstet e tyre që çdoherë e më shumë po e humbasin kuptimin duke u transformuar në antivlerë.
Përveç për tekstet, ato thumbuan artistët edhe për emërtimet e grupeve të fansave duke ia vendosur ndjekësëve të tyre një emërtim mjaft unik në hashtag-un e postuar në Instagram.
Megjithatë, edhe po ta kishin seriozisht hyrjen në muzikë Aulona dhe Fatma, kjo nuk do përbënte asgjë të jashtëzakonshme sepse për të qenë të sinqertë, në këtë vrull të këngëtarëve vetëm dyshja thumbuese ka mbetur pa u inkuadruar në sferën muzikore. /Prive.al/