Audio inçizimi i Albanit për Ronelën, i vërtetë apo i rremë?

By

Në rrjete sociale, qarkulloi sot gjatë ditës një lajm se Alban Ramosaj ka reaguar për rezultatin e Ronelës në gjysmë-finalen e “Eurovision”.

U tha se gjasmë këngëtari ka potencuar që sikur të shkonte vetë, jo vetëm finalen por edhe gjysmëfinalen do e “kallnin krejt”.

Audion, e ka mohuar Albani përmes një reagimi.

Në Instagram ai mes tjerash është shprehur:

“Si duket qenkan disa individë që po tentojnë të më dëmtojnë imazhin duke shpifur opinione në emrin tim madje dhe duke imituar zërin tim publikisht. Janë deklarata të shpifura, të publikuara pa etikë dhe që vijnë nga një komplot i udhëhequr nga individë të dështuar e të frustruar”.

Këngëtari ka paralajmëruar padi për audioinçizimin që po qarkullon prej disa orësh në media duke thënë që ka angazhuar ekip ligjor për këtë pjesë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm