Atifete Jahjaga përkrah Angelina Jolie në parandalimin e dhunës seksuale

By

Atifete Jahjaga, ish Presidente e Republikës së Kosovës, është takuar sot me Angelina Jolie, aktoren me famë botërore që njëkohësisht është edhe Përfaqësuese Speciale e UNHCR-it, një bamirëse e dëshmuar prej kohësh.

“Pata kënaqësinë që të marrë pjesë në shënimin e pesë-vjetorit të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt të udhëhequr nga Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, dhe Përfaqësuesja Speciale e UNHCR-it, Angelina Jolie. Gjatë diskutimit në panel me disa nga avokuesit më të zëshëm në parandalimin e dhunës seksuale gjatë konfliktit, theksova nevojën për mbështetje të shtuar ndërkombëtare në vendosjen e çështjes së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në rend të ditës së Kombeve të Bashkuara” ka shkruar mes tjerash Jahjaga në rrjetin e saj social Facebook ku ka postar edhe një fotografi krahas Jolie.

Mes tjerash, ajo është takuar edhe me Barenoeshën Anelay.

“Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë meritojnë drejtësi dhe për këtë do të angazhohem me të gjitha forcat e mia” shkruan Jahjaga.

Artikuj të ngjashëm