Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kanë lidhur martesën.
Dyshja u arratis në një kishëz në Las Vegas rreth orës 1:30 të mëngjesit me orën lokale të hënën pasi morën pjesë së bashku në ceremoninë e 64-të vjetore të çmimeve Grammy, raportoi TMZ të martën.
Burimet pwr TMZ thanw se Kardashian, 42 vjeçare, dhe Barker, 46 vjeçar, nuk e lejuan vendin të bënte fotografi dhe në vend të kësaj kishin fotografin dhe sigurinë e tyre.
Alumi i “Keeping Up With the Kardashians” dhe bateristi i Blink-182 thuhet se kërkuan një imitues të Elvis Presley-t për të drejtuar ceremoninë.
Megjithatë, kjo nuk do të jetë dasma e vetme e zogjve të dashuruar, sipas raportit.
Burimet thanë gjithashtu se do të ketë “disa” festime të tjera me “shumë bujë”. /Prive.al