As miliona dollarë nuk do ta bindin Adele të promovojë programe dietale

By

Adele, për një kohë ka qenë kryefjala e tabloideve botërore për humbjen e peshës.

Disa, edhe nuk u besonin syve se po shihnin këngëtaren e tyre të preferuar, kur panë fotot e saj të reja.

Që një kohë të gjatë ajo kishte filluar me dieta, të cilat i ndihmuan asaj në humbje të peshës. Gjatë kësaj periudhe ajo ka pasur sërë ofertash nga programet dietale, kompani me produkte për dobësim, të cilat ishin në gjendje ta paguanin që t’i reklamonte.

32-vjeçarja ka refuzuar të gjitha nga këto, pasi nuk dëshironte të bëhej klon i motrave Kardashian, që përfitojnë nga kontrata dhe marrëveshje të tilla. Adele thuhet se ka refuzuar marrëveshje për miratimin e dietës me vlerë prej më shumë se 50 milionë dollarë.

Në vend të promovimeve dhe reklamimeve, ajo dëshiron që të fokusohet në albumin e saj të ri dhe vetëm në muzikë.

Krijuesja e shumë hiteve ka thënë se të gjithë vëmendjen ajo dëshiron ta përqendrojë në albumin e saj të radhës. Përpos kësaj, flitet se Adele ka filluar romancë me reperin e njohur, Spekta, me të cilin edhe po kalon kohë të shumta. /Prive.al

Burimi: Daily Mail.com

Artikuj të ngjashëm