Një fotografi e këngëtari Majk dhe ish të dashurës së tij Majlindës, e cila u lëshua këto ditë në rrjete sociale, ishte në krye të mediave rozë, për shkak të një ribashkimi të mundshëm pasi çifti ka edhe një djalë bashkë – Roanin.
(lajmi vijon nën fotografi…)
Por, Majk dhe Majlinda në fakt nuk janë bashkë, dhe arsyeja e takimit mund të ketë qenë vetëm djali i tyre.
Këngëtari sot është parë në Tiranë në zonën e ish-bllokut.
Tiranapost ka arritur të kapë atë nën shoqërinë e një vajze tjetër e cila nuk është as Majlinda e as e dashura e tij e fundit, Melita Nushi, me të cilën artisti ishte në lidhje disa muaj.
Prive zbulon se femra e cila po e shoqëronte Majkin është modelja kosovare Xhuli Nura.
Ky imazh vërteton se këngëtari është ndarë edhe nga Melita dhe nuk ka të bëjë me asnjë ribashkim me Majlindën./Prive.al