Artistja e njohur akuzon Diddyn për kërcënime dhe abuzime!

By

Ish-anëtarja e grupit të njohur “Danity Kane” Dawn Richard ka akuzuar reperin dhe producentin Sean Diddy Combs për kërcënime dhe abuzime serioze që zgjatën për një vit.

Sipas pretendimeve të saj, Diddy e kërcënoi atë me vdekje dhe e detyroi të punonte në kushte çnjerëzore, duke përfshirë abuzimin seksual.

Avokatja e Dawn, Lisa Bloom, i bëri këto akuza në një intervistë për BBC, duke detajuar situatën në të cilën këngëtarja u detyrua të duronte dhunën dhe abuzimin.

“Diddy shpesh e prekte Dawn kundër dëshirës së saj. Në disa raste, ai e ndalonte atë të hante dhe të flinte, dhe kjo sjellje vazhdoi për vite me radhë”, tha Bloom.

Këngëtarja zbuloi gjithashtu se u përpoq të ndihmonte edhe ish partneren e Diddyt, Cassie Ventura duke e kërkuar që të largohej nga Diddy. Mirëpo, sa herë Combs merrte vesh për tentativat e saj, zemërimi i tij ishte jashtëzakonisht i fortë dhe nuk munguan kërcënimet për dhunë fizike. Dawn pretendon se Diddy i tha asaj se “do të merrte pasojat” dhe paralajmëroi se “njerëzit zhduken lehtësisht”.

“Klientja ime Dawn Richard pretendon se ajo u përpoq të ndihmonte Cassie Venturën, por Diddy e kërcënoi gjithashtu, duke thënë se do të përballej me dhunë fizike nëse do të vazhdonte ta bënte këtë”, tha avokati i Bloom.

 

Artikuj të ngjashëm