Lizzo, Billie Eilish dhe Sir Elton John do të performojnë në një koncert televiziv të organizuar nga Lady Gaga, në mbështetje të punonjësve shëndetësorë që po luftojnë me pandeminë Covid-19.
Lady Gaga, së bashku me grupin Global Citizen, kanë mbledhur tashmë 35 milion dollarë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Fondet do të përdoren për blerjen e pajisjeve mbrojtëse për punonjësit shëndetësorë dhe do të mbështesin përpjekjet për të zhvilluar ilaçe dhe vaksina.
Këngëtarja gjithashtu njoftoi se kishte bashkë-orgaizuar një koncert në nderim të përpjekjeve të punonjësve shëndetësorë në luftën kundër koronavirusit.
“Një botë: Së bashku në shtëpi” ku do të marrin pjese edhe Sir Paul McCartney dhe Stevie Wonder, do të transmetohet drejtpërdrejtë në SHBA dhe do të shfaqet në BBC One në Mbretërinë e Bashkuar.
Lady Gaga tha se ajo dëshironte të theksojë mirënjohjen e thellë që ajo dhe shumë të tjerë ndjenin ndaj komunitetit mjekësor për punën e tyre në luftimin e pandemisë koronavirus.
“Ajo që ju po bëni është ta vendosni veten përpara rrezikut për ta ndihmuar botën dhe të gjithë ju përshëndesin”.