Artisti i njohur diagnostikohet me kancer në fyt

By

Dave Mustain, bashkë-themelues, vokalist, kitarist dhe kompozitor i grupit amerikan “Megadeth”, ka njoftuar se po lufton me kancer të fytit.

“Jam diagnostikua me kancerin e fytit. Është diçka që duhet respektuar por unë kam hasur në pengesa. Unë jam duke punuar ngushtë me mjekët e mi dhe ne kemi hartuar një plan trajtimi për të cilin ata mendojnë se ka një sukses prej 90%. Trajtimi tashmë ka filluar. Për fat të keq, kjo kërkon anulimin e disa koncerteve këtë vit”, tha artisti.

“Unë jam aq mirënjohës për të gjithë ekipin tim, familjen, mjekët dhe anëtarët e grupit. Do t’ju mbaj të informuar me postime”, tha më tej Dave.

Artikuj të ngjashëm