Artistët shqiptarë elektrizojnë skenën e “Alba Festival”

By

Festival që premton dy ditë festë, këngë dhe kulturë shqiptare.

“Alba Festival” është një ngjarje kulturore që ka mbledhur në Cyrih të Zvicrës, plot këngëtarë të njohur shqiptarë që elektrizuan turmën e madhe me hitet e tyre.

Nën performancën e artistëve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, po marrin pjesë me mijëra fansa nga të gjitha trojet shqiptare, nën tingujt e muzikës së bukur shqipe.

Festivali u hap nga artistja e famshme Kida, duke vazhduar më pas me Ermal Fejzullahun, Elita 5, Pint, Mozzik & Getinjo, Ledri Vula & Lumi B, Elvana Gjata dhe u mbyll me performancën e Dhurata Dorës.

Me performancë fantastike nga artistët tanë e gjithë turma ishte nën elektrizimin e këngëve të tyre.

Festivali vazhdon deri sonte vonë me performancën e një sërë artistësh të tjerë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm