Artistët në ndihmë të Burbuqe Berishës

By

Regjisorja kosovare Burbuqe Berisha po përballet me një sëmundje – andaj kolegë artistë, miq e familjarë të regjisores po organizojnë një ankand pikturash për mbledhje fondesh.

Ata i ftojnë të gjithë të marrin pjesë në ankandin e pikturave që do të udhëhiqet nga aktori Fatmir Spahiu, event ky humanitar ku artistët po dhurojnë veprat e tyre për të grumbulluar fonde për shërimin e regjisores Burbuqe Berisha.

Ankandi i shitjes së veprave artistike do të mbahet me datë 21 nëntor 2019, në ora 18:00 në Menza Ramiz Sadiku, në Prishtinë.

Më poshtë e gjeni njoftimin e Këshillit Organizativ. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm