Artani -Xhulit: Nuk je vetëm ti grua e fortë, ka edhe gra tjera të forta

By

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Artani ka replikuar pas përplasjes në mes të Dafinës dhe Xhulit, teksa ndaj kësaj të fundit ka drejtuar disa kritika.

Artani ka thënë se Xhuli posedon tendencë për t’i ulur banorët e tjerë poshtë, ndërsa i ka kërkuar të reflektojë mbi veten.

“Nuk po më pëlqen diçka tek ti Xhuli, sepse e ki tendencën me qitë dikë poshtë shembull e ki Dafinën një grua shumë të fortë e ke përpara, Dafina është shumë më e fortë se ti mendon, nuk ke përjetua vetëm ti gjëra edhe kjo ka përjetuar. Nëse dëshiron që ti si Xhul me u respektua atëherë mos ia përmend gjërat jashtë, duhet me u mendu gjërat shumë mirë që mos me ardh puna çdo dy minuta me kërkua falje”, ka thënë Artani.

Por, cila ishte reagimi i Xhulit karshi kritikave të Artanit? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Artikuj të ngjashëm