Artani për Stresin: “Tentoi të ma njollos emrin e babës”

By

Artani sot ia ka treguar Vedatit debatin që e pati me Stresin para disa ditëve.

Në mesin e fjalëve, ai u deklarua edhe për momentin kur Stresi ia pati kthyer bluzën që ia kishte dhuruar Artani me emrin e babait të tij, të ndjerë, Cimës.

“Nejse, tani ajo është përfunduar. I kam pasur dy fanella të klubit të Prishtinës së basketbollit, mi kanë bërë dhuratë për të hyrë këtu. Unë, Andi dhe Stresi qëndronim bashkë, i thash Stres dua të të bëj një dhuratë, ja dhashë njërën prej fanellave, më tha se është nderuar me këtë, ai më pas ma dha mua fanellën e Interit, edhe i shkëmbyem dhe më të vërtetë këtë e bëmë me zemër”.

Artikuj të ngjashëm