Artani ndihet në siklet për shkak të situatës me Edonin (VIDEO)

By

Dje ndodhi një situatë jo shumë e kënaqshme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Artani e akuzoi Edonin për shikime ngacmuese, derisa ky i fundit shpërtheu rëndë ndaj aktorit, duke e quajtur edhe homofob.

Mirëpo e gjithë kjo Artani thotë se ka qenë “prank”, gjë të cilën nuk mund të ia kumtojë Edonit deri të premten në Prime. E kjo gjë po e bën atë të ndihet shumë në siklet.

“S’di a bëhet e premte ndonjëherë… Edhe aty mundohesha me e rujtë, amo ky eksplodoi, edhe unë nuk e pata hiq me të, por me Getin. Ai ra vetë në rrjetë… Po ma ndinë boll vallah”, u shpreh Artani derisa po fliste me Xhulin.

“Ku jam unë budallë me mendu asi sendesh, s’jam unë ai”, shtoi ai.

Ai tha se s’ka mundur të flinte aspak gjatë natës për shkak të situatës së krijuar me Edonin.

Ai i frikësohej edhe asaj se si e ka marrë publiku gjithë këtë “prank”.

“A e di ti se njerëzit nuk e dinë jashtë, a e di çka flitet jashtë… Nuk e di ti çfarë kryetitujsh dalin”, i tha ai Xhulit.

Artikuj të ngjashëm