Fenomeni Dua Lipa, ‘Më e nxehtë se ferri’

By

Sapo është publikuar kënga e re e Dua Lipës ‘Hotter than Hell’.

Ky krijim muzikor i këngëtares me origjinë nga Prishtina që në minutat e parë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Cilësimet si projekti më i mirë deri tani dhe i denjë për rrugën e një megastari nuk kanë munguar.

Videoklipi është punuar nga Emil Nava, bashkëpunëtor i dikurshëm i Rita Orës që pati xhiruar ‘Shine Ya Light’ në Prishtinë në Shtator të 2012-tës.

Me ‘Hotter than Hell’ vera do jetë e Duas! Ylli botëror në ngjitje, rrugën drejt majave po e shtron në mënyrë të sigurt. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm