Shpesh ndodh që këngëtarët shqiptarë paralajmërojnë një projekt e më pas e shtyjnë datën e publikimit të tij.
Në 99% të rasteve, arsye e përmendur janë shkaqet teknike ndonëse në fakt kjo ndodh për një varg kalkulimesh, nga klikueshmëria e deri tek intervenime të domosdoshme për një produkt final edhe më të mirë.
Sidoqoftë, për Arta Bajramin duket se sinqeriteti është në plan të parë.
Ajo ka bërë të ditur sot se do e shtyj këngën e paralajmëruar për sot me një arsye interesante – fokusin tek dy ndeshjet e futbollit, asaj që e luan përfaqësuesja e Kosovës dhe kombëtarja e Shqipërisë.
Bravo Arta për sinqeritetin. /Prive.al/