Pak muaj më parë befasoi me lajmin e një shtatzënie të dytë që bëri që këngëtarja e njohur Arta Bajrami t’i ndërprej aktivitetet muzikore.
Datat e caktuara në koncerte e mbrëmje muzikore u desh të anuloheshin në mënyrë që këngëtarja t’i përkushtohet plotësisht vetes dhe të mos lodhet në pritjen e ëmbël.
Periudhën e shtatzënisë, përjashtuar disa paraqitje dhe spekulime në media Arta e ka kaluar në privatësi.
Por, fotot e këngëtares edhe pse të rralla, nuk po mungojnë në rrjete sociale. Në imazhin e fundit, Arta shihet përkrah vajzës, Viktorias që sapo ka përfunduar klasën e parë.
Arta që në muajt e fundit të shtatzënisë ka shtuar goxha peshë, po ia del që të duket sërish shumë bukur! /Prive.al/