2015-tën e identifikuam si viti i nënave pasi shumë këngëtare në showbizin shqiptar u bënë nëna por me gjasë edhe 2016-ta do jetë vit i tillë.
Arta Bajrami përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur lajmin se është shtatzënë.
Ajo ka postuar një foto ku i shihet barku i rrumbullakosur teksa shkruan: ‘Me bebushin për Gjenevë’.
Arta nuk po i ndal udhëtimet dhe punët as në muajt e parë të shtatzënisë duke e vulosur energjinë që e karakterizon.
Ndryshe, ky fëmijë do jetë i dyti pas vajzës Viktoria. /Prive.al/