Këngëtarja Arta Bajrami dje u bë nënë për të dytën herë kur solli në jetë një djalë, me të cilin fakt u gëzua më së shumti bashkëshorti, Xhimi.
Ky i fundit e dokumentoi gjithçka në rrjetin social Facebook ku edhe postoi video të takimit për të parën herë me djalin.
E duket se për djalin që e ka pritur gjatë, çifti ka rezervuar një emër shumë interesant.
Ai do quhet Ideal Morris Sekiraqa, një kombinim mes tre emrash që rrallë haset në shoqërinë tonë.
Edhe e bija e çiftit, tashmë 6 vjecare ka një emër të veçantë – Viktoria.