Katie Price është arrestuar me dyshimin se ka shkelur urdhrin e saj të ndalimit pasi dyshohet se i dërgoi mesazhe të fejuarës së ish-burrit të saj Kieran Hayler, shkruan MailOnline.
Policia e Sussex tha se një grua rreth të 40-tave u arrestua në një pronë në Partridge Green, West Sussex rreth orës 12:15 të natës së kaluar. Ajo është liruar nën hetim.
Një zëdhënës shtoi se një raport ishte bërë në orën 17:45 të së premtes në lidhje me një shkelje të dyshuar të një urdhri ndalimi.
Price, e cila jeton në ‘Mucky Mansion’, i ndalohet t’i afrohet të dashurës së Hayler, Michelle Penticost, sipas kushteve të një urdhri ndalimi pesë-vjeçar të vendosur pasi ajo e kishte abuzuar verbalisht me të në një kënd lojrash shkolle.
Ish-modelja ka akuzuar burrin e saj të larguar, 34 vjeç, për përdhunimin e një vajze të mitur në vitin 2016 para divorcit të tyre dy vjet më vonë.
Hayler, një ish-striptist, ka mohuar me zemërim akuzat e ‘rreme’ dhe është zotuar të bashkëpunojë me policinë.
Pas lirimit, e fejuara e Hayler, ndau një mesazh në Instagram ku shkruhej: “Njerëzit normal nuk shkojnë përreth duke shkatërruar qeniet e tjera njerëzore”. Ajo ndau edhe hashtag-un ‘urdhri kufizues’.