‘Arratisjet’ e Tunës! (FOTO)

By

Me relaksin shpirtëror si prioritet në periudhën tek e cila gjendet, duket se këngëtarja e njohur Tuna Sejdi po ia di mjaft mirë ‘hallin’ vetes.

Interpretuesja e shumë hiteve që të Shtunën publikoi projektin e ri ‘Bermuda’, larg qyteteve, zhurmës e rrjedhimisht edhe vëmendjes së madhe nga opinioni, duket se ka gjetur strehën e saj të qetësisë.

Tuna ka tash e disa ditë që është zhvendosur në bjeshkë pranë liqeneve sipas gjasave në Zvicër ku edhe po mbush bateritë për punët që e presin.

Krahas destinacionit, i panjohur është edhe personi ose personat që e kanë shoqëruar Tunën në këtë pushim gjatë fundjavës. E rëndësishme është që ta shijojë në maksimum këtë pjesë! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm