Dy ditë më parë u shënua edhe njëra prej festave më të ëmbla për të dashuruarit, festa e “Shën Valentinit”.
Pothuajse të gjitha figurat tona publike që ishin në një relacion uruan e surprizuan më të dashurit e tyre në llojlloj mënyre.
Por duket se ka pasur të atillë që dhuratat apo urimet kanë qenë diçka e vogël duke zgjedhur kështu diçka më speciale.
Reperi i grupit Babastars, Onati zgjodhi që këtë “Shën Valentin” ta presë në qytetin e dashurisë, Parisin, ku me të dashurën e tij po qëndron tash e disa ditë.
Ai së fundmi publikoi edhe një fotografi për të pasqyruar kështu edhe më mirë atmosferën e mrekullueshme që po mbretëron aty. /Prive.al/