Coco Chanel dikur kishte thënë se një grua që nuk vë parfum, nuk ka të ardhme. Dhe kjo vlen jo vetëm për gratë por për të gjithë.
Aroma është ajo që rron në kujtesën e gjithsecilit.
Maison de Parfum, dyqani i ri në “Rrugën B” në Prishtinë, ka një muaj që sjellë çdo ditë për ju parfumet e ditës, që mund t’i merrni ën zbritje të konsiderueshme.
Këtë të mërkure, Maison de Parfum ka përzgjedhur për ju tri aroma të markës Frederic Malle.
“Portrait of a Lady”, nga Dominique Ropion, është përzgjedhja e ditës.
Portrait of a Lady është një shprehje moderne, elegante dhe e pazakontë e romanit viktorian, Heroina e saj. Ajo ka erë me trëndafila të errëta, mistike dhe intensive. Fragranca e kësaj arome klasike moderne sensuale përfshinë rozë turke, rrush të butë, kanellë, patchouli, dru sandale, temjan, ambroksan, benzoin dhe muskë të bardhë.
“Promise”, po ashtu një parfum nga Dominique Ropion vjen për ju me çmim më të ulët.
E edhe “Lipstick Rose” nga Ralf Schwieger, është një aromë fascinuese e cila ndodhet në raftet e Maison de Parfum.