Rrjetet sociale për të nënkuptojnë ‘jetë’.
Ish-Missi Armina Mevlani e ka të lidhur jetën e saj me llogaritë online ku tash e një kohë është e shndërruar në një bloggere.
Profili i saj personal dhe i linjës ‘Rebel Heart’ numërojnë qindra mijëra ndjekës dhe llogaritë e bukuroshes për këtë arsye përbëjnë një platformë promovimi nga biznese të ndryshme, prej atyre të veshjeve, ushqimit e deri tek agjensitë e pushimit.
Por, Mevlani ka pësuar një humbje të madhe, të paktën momentale.
Llogaria e saj ‘Rebel Heart’ me afro 900.000 ndjekës është hakuar dhe momentalisht nuk gjendet nën adminstrimin e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mevlani në rrjetin social Instagram. Shpresojmë ta kthejë llogarinë sa më shpejt! /Prive.al