Blogerja e njohur shqiptare Armina Mevlani, po qëndron në Francë.
Ajo ishte e pranishme në Festivalin e Filmit në Kanë, ku edhe u takua me personalitete të njohura botërore.
Mevlani hyri në Instagram për të postuar fotografi krah Chiara Ferragni – një grua biznesmene e modës, me të cilën ka kaluar disa orë bashkë.
“Me këtë grua të mrekullueshme”, ka shkruar ajo.
Armina shpesh herë merr pjesë në këtë Festival dhe shpesh e viziton Francën për shkak të biznesit të saj në industrinë e modës./Prive.al