ARMINA MEVLANI IMAZH I D&G

By

Pak javë më parë, fotografi Endrit Mertiri u pa në njërën prej festave private të Stefano Gabbana i cili personifikon gjysmën e kompanisë Dolce&Gabbana.

Duket se kjo afërsi e krijuar me stilistin italian po reflektohet edhe në fushën profesionale. Armina Mevlani, vajza e ekraneve dhe pasarelave të modës është zgjedhur të jetë imazhi i parfumit D&G Light Blue pas pikasjes përmes rrjeteve sociale nga vetë Stefano .

Kjo e fundit bashkë me Mertirin ka përfunduar realizimin e një seti fotografik në ishullin Salina që gjendet në veri të Siçilisë përmes së cilit tashmë është vulosur fakti se Miss Shqipëria 2009 do jetë fytyra e re e kësaj kompanie.

Armina Mevlani drejton një revistë mode në Shqipëri dhe përpos tjerash ka qenë objektiv i mediave rozë atje edhe për lidhjen e dashurisë me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenin. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm