Më në fund Armina Mevlani konfirmoi se do të bëjë dasmë. Ajo do të martohet me partnerin e saj prej nëntë vitesh, Shkëlzen Berisha dhe këtë e konfirmoi në “Goca & Gra”.
“Kam filluar t’i shpërndaj ftesat”, tha Armina, duke shtuar se dasma do të bëhet në fund të shtatorit-fillim tetori.
Teksa nuk pranoi të zbulonte datën e saktë, ajo tha se dasma ishte planifikuar të bëhej në vitin 2020 por u shtye për shumë arsye.
Armina dhe Shkëlzeni u fejuan në tetor të 2018-s në një ceremoni private. /Prive.al