Pas një kohe shumë të gjatë larg skenës muzikore, Armend Rexhepagiqi është rikthyer.
Këngëtari i shumë hiteve të pavdekshme, qëndron prapa albumit të Tunës me titull “Fortuna” bashkë me gruan e tij Aidën, si dhe prapa projektit të fundit të Elvana Gjatës.
I ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin, në Klan Kosova, Armendi tregoi nëse Aida e ka ndërmend t’i rikthehet muzikës.
“Jo, ajo është operuar nga ndjenja e prezencës publike. Mendoj që është shumë e përmbushur me këtë si shprehet, përmes teksteve”.
Ndërkaq, Armendi tha se i ka munguar muzika gjithë këto kohë.