Ishte supozuar të garonte për cmimin e madh në festivalin ‘Kënga Magjike’ por kënga ‘Nëntori’ e Arilena Arës shkroi një rrugëtim të papritur e shumë të bukur për këngëtaren.
Ky krijim muzikor bëri xhiro në Ballkan dhe jo vetëm duke zenë vend në top lista të ndryshme muzikore gjetiu deri në Rusi ku edhe Ara performoi pak javë më parë.
E duket se suksesi në shqip ka shtyrë Arilenën që këngës t’i bashkangjesë versionin në anglisht.
Pak minuta është publikuar edhe videoklipi i këngës ‘I’m sorry’.
Mbetet të shihet se sa do të pëlqehet kënga në anglisht me shpresë se do vazhdojë jehonën e versionit origjinal. /Prive.al/