Këngëtarja Arilena Ara pak ditë më parë bëri një hap të madh në karrierë me performancën në Moskë ku interpretoi hitin ‘Nëntori’ përpara shumë të pranishmëve.
E në gjithë këtë rrugëtim për secilin detaj Arilena në krah ka pasur një person – menaxherin e saj.
Një foto ku shfaqet dorë për dore me Popi Kolën, ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj nën mbishkrimin: ‘Përgjithmonë’.
Ndryshe, raporti kolegial mes Arilenës dhe Popi Kolës ka nisur qysh në X Factor Albania për të vazhduar më pas pa u ndarë hap pas hapi në gjithë rrugëtimin drejt suksesit në Shqipëri dhe jo vetëm. /Prive.al/