Aktori i njohur, Xhevdet Jashari, i cili për publikun kryesisht njihet për rolin e ‘Arifhikmetit’ tek seriali ‘O sa mirë’ duket se nuk i ka punët mirë në aspektin shëndetësor.
Kjo pasi sipas një fotografie të publikuar nga vetë ai tregon se po ndjenë dhimbje të madhe dhëmbi .
Xhevdeti tha në fotografinë në fjalë se e din që njerëzit nuk do t’i besojnë për këtë gjë por që dhimbja po e mundon shumë atë.
E dyshimet shtohen edhe më tepër pasi që në pamje të parë në fotografi vihet ora e tij ‘Rolex’ për të cilin në fakt duket se u bë e gjithë fotografia.
Sidoqoftë nëse ka diçka të vërtetë në atë që deklaron Jashari shpresojmë që ti kalojë sa më shpejtë. /Prive.al/