Këngëtarja Ariana Grande po planifikon të dhurojë një milionë dollar, për terapi falas për fansat e saj që kanë nevojë për terapi psikologjike.
Ylli fitues i Grammy-t, bëri partneritet me një portal “Betterhelp”, që ofron mbështetje të drejtpërdrejtë të shëndetit mendor, për të interesuarit me një terapist të licencuar për një muaj falas, për të cilin çdokush mund të regjistrohet.
Pas mbarimit të muajit, njerëzit do të kenë mundësinë të vazhdojnë të përdorin shërbimet e ndihmës, dhe do të marrin 15% zbritje në muajin e dytë.
Ajo deklaroi se është e lumtur që bashkëpunon me kompaninë e përmendur, dhe beson se terapia psikologjike nuk duhet të jetë një privilegj që e kanë vetëm disa njerëz, por që duhet të jetë në dispozicion për të gjithë.
“BetterHelp” është një portal që u ofron vizitorëve qasje të drejtpërdrejtë në shërbimet e shëndetit mendor. /Prive.al
View this post on Instagram