I ka rralluar shumë paraqitjet publike e edhe më shumë projektet e reja muzikore, e për koncerte as që po bëhet fjalë.
Argjentina Ramosaj, sikur është tërhequr tërësisht nga muzika ngase rrallë e përmallë po dëgjojmë nga ajo.
Projekti i saj i fundit shënohet të ketë qenë kënga “Pse” e i publikuar para shtatë muajsh.
Por nëse jo shumë aktive në muzikë kohëve të fundit, ajo është aktive në rrjete sociale ku publikon imazhe nga përditshmëria e saj.
Fotografia e fundit që këngëtarja ka publikuar, e paraqet atë si një grua me shumë stil, tipike në një ditë vjeshte.
Fustani me lule, e thekson belin e saj të hollë e kjo e bën atë të duket shumë bukur në këtë veshje. /Prive.al