Projekti i saj solo i fundit që publikoi ishte në mars të vitit 2018, i titulluar “A ma jep”, ndëra bashkëpunimi i fundit ishte pas një muaji në prill të vitit 2018, me Sevenin “Pa ty”.
E fokusuar më shumë në familjen e saj, padyshim që arti saj i ka munguar dëgjuesve që ndjekin këngëtaren.
Mirëpo si duket është koha që ajo të rikthehet me një projekt të ri, ose të paktën ashtu la të kuptoj në një sesion pyetjesh/përgjigjesh në llogarinë e saj në Instagram.
Kur një ndjekës e pyeti se kur do rikthehej me një projekt të ri, ajo u përgjigj se ‘Shumë shpejt! Ndoshta këtë muaj.” /Prive.al