Pothuajse braktisi muzikën pas lindjes së djalit, por këtë vit u rikthye me disa projekte të reja.
Këngëtarja e famshme Argjentina Ramosaj, ditët i kalon ashtu siç shumë prej nesh do donim t’i kalonim.
Ramosaj më shumë se në skenë, qëndron në Bjeshkët e Rugovës, bashkë me familjen e saj dhe shpesh herë, nga atje publikon imazhet që të mbushin jetë.
I tërë Instagrami i saj, është i mbushur me imazhe nga bjeshkët e asaj i rrezaton fytyra. Edhe udhëtimi i saj i fundit me bashkëshortin Dugin në Rugovë, është dokumentuar përmes fotografive në rrjete sociale. /Prive.al