Gjatë verës projekti ‘A po don me’ korri sukses mjaft të madh në trevat shqipfolëse.
Por Ardian Bujupi tani ka vendosur që për tregun gjerman të sjell një videoklip të ri. Pas një pune disa javore, sot është publikuar klipi i këngës ‘2005’ që është pjesë e albumit ‘Ardicted’.
Edhe kësaj here, këngëtari nuk i është ndarë veturave të cilat i ka pasion, duke i përfshirë në skenat e xhiruara.
Projekti është pëlqyer nga fansat e Ardianit duke arritur të grumbullojë mjaft pëlqime dhe shikime brenda një periudhe të shkurtër. /Prive.al/