Ardian Bujupi në bashkëpunim me Willy William !

By

“Na jena njo” është bashkëpunimi që këngëtari Ardian Bujupi e solli me Dj Dalool, këngë kjo e cila u pëlqye mjaft shumë nga dëgjuesit e duket se suksesi i këtij projekti i ka shtyrë artistët që të krijojnë përsëri këngë edhe atë brenda këtij viti.

Por ky nuk do të jetë projekti i vetëm që Bujupi do të sjellë së shpejti pasi që tashmë ai vetëm se ka përfunduar një këngë dhe tashmë me artistë internacional.

Siç zbulon Prive në rubrikën “Të pathënat e javës “, “Kiss kiss” titullohet projekti që do ta sjellë atë në bashkëpunim me krijuesin e hitit “Ego”, Willy William dhe Mohmodi e Big Ali.

Artisti po synon edhe tregun ndërkombëtar e drejt të cilit po shkon hapave të duhur. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm