Ardian Bujupi ka rastisur të jetë në Paris në këtë ditë kur Franca është goditur nga një seri sulmesh masice terroriste.
Megjithatë bashkëpunëtori i tij Egzon Krasniqi ka bërë me dije përmes Facebook se Ardiani është mirë dhe koncerti i tij i paraparë të mbahet sonte është anuluar.
Egzoni ka ndarë bisedën me Ardianin ku ky i fundit rrëfen kaosin dhe tmerrin në kryeqytetin francez.
Ndryshe nuk ka ende asnjë informacion zyrtar për pjesëtarët e ekipit gjerman që kishte shkuar për të luajtur miqësore në Paris.
Edhe shqiptari Shkodran Mustafi kishte paralajmëruar ndeshjen një ditë më parë përmes Instagramit. /Prive.al/