Me stilin e tij të veshjes ai bjen në sy mes meshkujve të estradës.
Por duket se prirjen e tij për modë Ardian Bujupi ka ditur ta shndërrojë në mënyrën më të mirë të mundshme edhe në profit.
Këngëtari ka treguar se në Gjermani ka krijuar linjën e tij të veshjeve ku vetë shet veshje.
Në NIN të Klan Kosova, Ardiani ka treguar se kjo punë po i ec shumë mirë meqenëse të gjitha veshjet e tij janë shitur e deri në koleksionin e ri, nuk ka mbetur asnjë veshje në stoqe.
Një këngëtar i suksesshëm edhe në modë ?! Diçka që definitivisht duhet komplimentuar. /PRIVE.AL/