Ish Miss Kosova e prezantuesja e njohur, Arbnora Ademaj, ka kohë që është shkëputur nga ekranet televizive vend nga ku u bë edhe e famshme për të vazhduar kështu të merret më intenzivisht me biznesin e saj.
Ajo aktualisht posedon një “Fitness” të cilin e ka hapur ekskluzivisht për gjininë femërore.
Përpos angazhimeve që kanë aty klientët keq nuk po mbetet as Arbnora e cila po i bashkangjitet shpeshëherë grupeve ushtruese.
Ditën e sotme ajo vendosi të na befasojë të gjithëve përmes një videoje ku u pa që kishte mbathur dorezat e boksit e po ushtronte një sport krejtësisht të ri për të, ‘Kickboxin’.
Nuk dihet nëse bukuroshja po planifikon ta marrë seriozisht këtë sport mirëpo nga performanca e saj në këtë video ajo shihet se mund të jetë e suksesshme sikurse në dy aventurat e mëhershme të saj, modë e prezantim. /Prive.al/