Modelja Arbenita Ismajli që u bë nënë për herë të parë pak javë më parë, është inatosur nga një veprim i spitalit në të cilin kreu lindjen në Gjermani.
View this post on Instagram
Ajo ka pikasur në faqen e spitalit që në regjistrin e lindjeve që janë shoqëruar me datën e lindjes, emrin, mbiemrin dhe fotografinë e secilës foshnje, mungon Nina.
E indinjuar, Arbenita ka reaguar përmes rrjetit social Instagram duke denoncuar trajtimin e pabarabartë.
“Spitali ku unë linda në Gjermani asnjëherë nuk e ka publikuar beben time në faqen e tyre siç bëjnë gjithmonë me secilën foshnje të lindur aty. Nuk po them se po vdes që ata të bëjnë një gjë të tillë por e shoh disrespekt dhe arrogante që më bëjnë të dihem se nuk jamë nënë e barabartë me të tjerat që kryen lindjen atje. Bebja ime nuk është më pak se bebet tjera të lindura aty” – është shprehur Arbenita.
Nuk dihet nëse kjo gjë lidhet me mungesën e shtetsisë gjermane apo me ndonjë lëshim teknik (që është vështirë i besueshëm të ndodhë). /Prive.al