Së fundmi në media është raportuar se Arbenita Ismajli ka ndërruar fenë dhe tani është e krishterë nisur një fotografi ku shihet me varësen e kryqit të krishterë.
Për të hedhur poshtë të gjitha thashethemet modelja reagoi me anë të një postimi në llogarinë saj në Instagram. Ajo mohon të jetë konvertuar në fenë e krishterë dhe thekson se një varëse nuk do të thotë asgjë.
“Dështojnë lajmet e rreme se unë jam e krishterë. Një varëse nuk ma përcakton besimin, që është diçka e brendshme. Nuk e di si flenë natën këto lloj “gazetarësh” që shpifin për të nxjerrë 20 euro.”, shkroi ajo. /Prive.al