Arbana, sërish në ‘Big Brother’

By

 

Për vite të tëra rresht, Arbana Osmani udhëhoqi një prej programeve më të ndjekura në trojet shqiptare, ‘Big Brother’.

Largimi i saj si pasojë e shtatzënisë dhe heshtja sa i përket rikthimit potencial pati ngjallur shumë debat pasiqë publiku nuk mund të kapërdinte faktin që prezantuesja e dashur të mos i shoqëronte sërish në këtë reality-show.

Shtypi vlonte me dhjetëra teori të konspiracionit për ‘eliminimin’ e Arbanës nga ekrani dhe favorizimin e skajshëm që supozohej se i bëhej Ledion Liços, të dashurit të një prej trashëgimtareve Hoxha.

Megjithatë, duket se këto spekulime ose nuk kanë pasur gjë të vërtetë ose rënia drastike e shikueshmërisë çoi tek këndellja dhe rikthimi tek opsioni më i kërkuar – prezantimi nga Arbana.

Kjo e fundit përmes një postimi ka konfirmuar se do marr timonin e sezonit të ri që nis në pranverën e vitit 2017, nëse sërish nuk do nis një bebe tjetër.

Ky lajm është pritur me gëzim nga ndjekës të shumtë në rrjete sociale që të paktën tani e tutje, e dinë përgjigjen dhe iu mbetet thjesht të presin nisjen e ‘Big Brother’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm